Bota

Pentagoni: Do të vlerësohet situata nëse do të zgjatet afati për heqjen e trupave nga Afganistani

23 Gusht 2021, 18:25 Nga DOSJA
Pentagoni: Do të vlerësohet situata nëse do të zgjatet afati

SHBA- Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby është shprehur se zgjatja e afatit për evakuimin e trupave nga Afganistani do të vlerësohet në varësi të evakuimeve. BBC shkruan se Kirby është shprehur se nëse Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Kryetari i Shefave të Përbashkët Mark Milley arrijnë në një pikë ku ata duhet të japin një këshillë për zgjatjen e evakuimit, ata do ta kërkonin zgjatjen e afatit. 

Në lidhje me deklaratat e talebanëve ditën e sotme Kirby tha i kanë dëgjuar deklaratat e Suhail Shaheen dhe se e kuptojnë pikëpamjen e tyre. Ai gjithashtu ka shtuar se nuk është plotësisht në dijeni me datat specifike që kanë bërë për afatet e evakuimit. 

“Unë nuk jam në dijeni të bisedave specifike që kemi pasur në lidhje me afatin“, tha Kirby.

LAJMI KRYESOR: Situata kaotike në aeroportin e Kabulit/ 20 viktima dhe mijëra të tjerë në rradhë për tu larguar, Biden premton shpejtim të procedurave, Johnson thërret takim urgjent të G7

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota john kirby lloyd austin mark milley talebanet pushtojne afganistanin john kirby lloyd austin mark milley talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll