Bota

Largimi i trupave nga Kabulit para 31 gushtit, ambasadori britanik në Afganistan: Përpjekja për ta mbajtur aeroportin më gja

23 Gusht 2021, 17:32 Nga DOSJA
Largimi i trupave nga Kabulit para 31 gushtit, ambasadori britanik në

ANGLI- Britania ka filluar përpjekjet për të hequr të gjithë njerëzit e saj nga Afganistani para datës 31 gusht. The Guardian shkruan se kjo gjë ka ardhur pas paralajmërimeve të sotme nga talebanët se nëse trupat e huaja do të qendrojnë pas 31 gushtit do të ketë probleme. Duke folur me deputetët nga Kabuli, ambasadori i Britanisë në Afganistan, Laurie Bristow tha se përpjekja për të mbajtur aeroportin e Kabulit më gjatë do të ishte e mbushur me rrezik.

“Sinjalizimi që po shohim nga talebanët, përfshirë sot më herët, është pa kompromis, ata duan që operacioni të përfundojë deri në fund të muajit. Kështu që unë mendoj, që nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj do të përpiqeshin të vazhdonin përtej kësaj date, atëherë ekziston rreziku që te jëtë një mjedis shumë i pakëndshëm,”tha ai.

LAJMI KRYESOR: Situata kaotike në aeroportin e Kabulit/ 20 viktima dhe mijëra të tjerë në rradhë për tu larguar, Biden premton shpejtim të procedurave, Johnson thërret takim urgjent të G7

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota laurie bristow talebanet pushtojne afganistanin laurie bristow talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll