Bota

Greqia fillon numërimin mbrapsht, nesër shpallen masat e reja anti-Covid

23 Gusht 2021, 18:25 Nga DOSJA
Greqia fillon numërimin mbrapsht, nesër shpallen masat e reja

GREQI– Qeveria greke do të organizojë mbledhje ditën e nesërme ku do të vendoset ndryshimi ose jo i masave anti-Covid.

Ministri i Shëndetësisë Vasilis Kikilias bëri me dije se masat do të njoftohen nesër pasdite. Masat do të kenë të bëjnë me të pavaksinuarit, por edhe vendet ku vërehen tubime, private dhe publike, në mënyrë që vendi të afrohet sa më shumë me qëllimin kombëtar për arritjen e murit të imunitetit, diçka që mbetet e dëshirueshme, por jo e realizueshme.

Vendosja e maskave si obligim në ambjentet e jashtme, është vënë në pikëpyetje dhe mbetet të presin deri nesër për të marrë vesh nëse do të behën të detyrueshme apo jo.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi masat e reja ne greqi greqi masat e reja ne greqi

Sondazh

Poll