Bota

Ndodh sërish në Greqi! Burri i dehur qëllon për vdekje gruan, fqinjët dëgjuan sherrin: Gjithçka zgjati 30 minuta, ajo i t

23 Gusht 2021, 17:31 Nga DOSJA
Ndodh sërish në Greqi! Burri i dehur qëllon për vdekje

GREQI– Vrasjet e grave në Greqi janë bërë të shpeshta kohët e fundit dhe kjo gjë po trondit mbarë popullin grek. Së fundmi një 55- vjeçare është vrarë në Selanik, nga partneri i saj i alkoolizuar.

Protothema raporton se ngjarja ndodhi pasditen e sotme ndërsa policia greke akoma nuk ka arritur të gjejë autorin e vrasjes Georgianon i cili është larguar në drejtim të paditur. 

Fqinjë, të cilët kanë lajmëruar policinë dëshmojnë se autori i vrasjes ishte brutal dhe i alkoolizuar. Sipas tyre grindja mes çiftit zgjati rreth 30 minuta dhe u dëgjuan britmat e 55-vjeçares Eleni Ch që thoshte ‘Mos më vrit’.

Departamenti i Krimeve kundër Jetës i Drejtorisë së Sigurisë në Selanik po vazhdon kërkimet për gjetjen e autorit të ngjarjes.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasje ne greqi vritet 55 vjecarja ne greqi vrasje ne greqi vritet 55 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll