Bota

Vdekja e 18 vjeçares në Kosovë, nesër protestohet në Ferizaj nën moton ‘Drejtësi për gratë’

23 Gusht 2021, 16:57 Nga DOSJA
Vdekja e 18 vjeçares në Kosovë, nesër protestohet në

KOSOVË– Ditën e nesërme pritet të zhvillohët një protestë para stacionit të Policisë në Ferizaj të Kosovës nën moton ‘Drejtësi për gratë’ pas vdekjes së 18 vjeçares.

Organizatat, ‘Art Polis’ dhe ‘Kuvendi i të rinjve të Ferizajt’ do të protestojnë nesër në orën 12:00. Këtë lajm e kanë bërë të ditur më anë të një postimi në Facebook ku janë bërë të ditura edhe 4 kërkesat e kësaj proteste. Sipas njoftimit, nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 10:30, nga parkingut përballë RTV 21.

Transporti Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas do të sigurohet për të gjithë të interesuarat/it, të cilët duhet të shkruajnë në faqe të Facebook-ut të organizatave.

Postimi i plotë:

“Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës”

Lajm kryesor: 18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit në Kosovë/ Dy të rinjtë me “Audi” me targa zvicerane ‘u zhdukën’, policia arreston një prej tyre

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora proteste ne kosove proteste ne kosove

Sondazh

Poll