Bota

Instituti “Musine Kokalari” dënon vrasjen e 18-vjeçares: Ky është krim ndaj shoqërisë e të drejtave të grave

23 Gusht 2021, 16:18 Nga DOSJA
Instituti “Musine Kokalari” dënon vrasjen e 18-vjeçares:

KOSOVË-Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka dënuar vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, duke kërkuar që autorët e krimit të gjenden sa më shpejtë e të marrin dënimin e meritur.

Sipas këtij instituti, përtej aspektit ligjor, ky është krim ndaj shoqërisë, ndaj të drejtave e lirive të gruas.

Postimi i plotë:

“Rasti në fjalë shpërfaq dy gjëra tejet problematike që kanë karakter shoqëror. E para është sjellja kriminale e një pjese të shoqërisë, sikur e këtyre dy të dyshuarëve. Rastet si kjo nuk ndodhin si rrjedhojë e afektit të momentit. Janë mendime të shtresëzuara në kokën e personave të tilla për një kohë. Pra, të drejtën që persona të caktuar ia japin vetes përmbi të tjerët më të dobët vetëm sepse ndjejnë veten më të fortë. Pyetja që duhet shtruar këtu është se çka i bën kriminelët të ndjehen më të fortë? Mosndëshkimi? Tjetra, edhe më e rëndë, është bindja se burri ka të drejtë mbi trupin e gruas dhe vullnetin e saj, duke e shndërruar kështu gruan në objekt”

Lajm kryesor: 18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit në Kosovë/ Dy të rinjtë me “Audi” me targa zvicerane ‘u zhdukën’, policia arreston një prej tyre

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora marigona osmani musine kokalari marigona osmani musine kokalari

Sondazh

Poll

Bota 23 Gusht 2021, 14:41

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ rreth ngjarjes tragjikë që ndodhi në Kosovë mbrëm...

Bota 23 Gusht 2021, 14:16

FDA miraton përdorimin e përhershëm të Pfizer

SHBA-Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer ditën e sotme, një moment historik që mund...