Bota

Shqipëria pjesë e tyre, Di Maio: Italia do të dhurojë 15 milion vaksinë për vendet më të varfra

23 Gusht 2021, 16:19 Nga DOSJA
Shqipëria pjesë e tyre, Di Maio: Italia do të dhurojë 15

ITALI- Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio u shpreh gjatë ditës së sotme se Italia gjatë vitit 2021 do të dhurojë 15 milion vaksina anti-Covid. Altarimini shkruan se Di Maio gjatë konferencës “Miqësia mes popujve”, njoftoi se të gjitha vaksinat që do të dhurohen nga Italia do të shkojnë për vendet që janë më në nevojë, ku ndër to është edhe Shqipëria. Ndër vendet që do tu dhurohet vaksinë janë  Libia, Jemeni, Shqipëria, Libani, Kosova dhe Indonezia, të cilat janë cilësuar si vendet më të varfra nga Ministri italian.

“Italia ka kontribuar në angazhimin e saj për shpërndarjen e drejtë të vaksinave, Facility Covax, me mbi 385 milionë euro. Ne do të dhurojmë 15 milionë doza për vendet më të varfra deri në vitin 2021 dhe, javët e fundit, ne kemi lehtësuar donacionet e dozave për vendet në nevojë për vaksinën si Libia, Jemeni, Shqipëria, Libani, Kosova dhe Indonezia,” tha Di Maio.

Italia është një nga vendet që e ka vuajtur m,ë shumë virusin e Covid-19. Shkak për infektimet e shumta, Italia u quajt ndryshe edhe epiqendra e Covid në botë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota italia dhuron 15 milion vaksina anti-covid luigi di maio italia dhuron 15 milion vaksina anti-covid luigi di maio

Sondazh

Poll

Bota 23 Gusht 2021, 14:41

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ rreth ngjarjes tragjikë që ndodhi në Kosovë mbrëm...