Bota

Ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të bisedojmë me talebanët për shtyrjen e afatit të evakuimit   

23 Gusht 2021, 16:32 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të bisedojmë me talebanët

GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një deklaratë bëri me dije se vendet e G7 duhet që të nisin bisedimet me talebanët për të shtyrë afatin përfundimtar për evakuimin e banorëve nga Afganistani. BBC shkruan se sipas Maas tashmë janë hedhur bazat për të nisë diskutimet mes SHBA, Gjermanisë dhe Turqisë me talebanët që të mundësojnë evakuimin e njerëzve pas 31 gushtit. 

“Duhet të lehtësojmë operacionin civil në aeroportit të Kabulit për të mundësuar evakuimin e njerëzve përtej 31 gushtit,” tha Maas.

Ndërkohë që po ditën e sotme talebanët ua bënë të qartë SHBA-ve që afati i fundit për të evakuuar banorët nga Afganistani është 31 gushti. Ata paralajmëruan pasoja për SHBA-në nëse do të vononte tërheqjen e trupave të saj nga Kabuli.

LAJMI KRYESOR: Situata kaotike në aeroportin e Kabulit/ 20 viktima dhe mijëra të tjerë në rradhë për tu larguar, Biden premton shpejtim të procedurave, Johnson thërret takim urgjent të G7

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota heiko maas talebanet pushtojne afganistanin heiko maas talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll