Bota

‘Evakuimi do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm’, Biden premton procedura të përshpejtuara për largimin e dhjetëra

23 Gusht 2021, 07:00 Nga DOSJA
‘Evakuimi do të jetë i vështirë dhe i

SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden ka premtuar angazhimin e tij të palëkundur për të nxjerrë qytetarët amerikanë dhe afganët në rrezik nga Afganistani i kontrolluar nga talebanët, por paralajmëroi për pengesa, duke përfshirë kërcënimin e një sulmi nga Shteti Islamik i lidhur me ISIL në Provincën Khorasan ( ISKP).

Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të Dielën, Biden tha se ai kishte udhëzuar Departamentin Amerikan të Shtetit të kontaktonte amerikanët e bllokuar në Afganistan me telefon, email dhe mjete të tjera dhe se Uashingtoni kishte një plan për t’i zhvendosur ata në aeroport.

Ne po zbatojmë një plan për të lëvizur grupet e këtyre amerikanëve në siguri dhe për t’i transferuar ato në mënyrë të sigurt dhe efektive në kompleksin e aeroportit. Për arsye sigurie, nuk do të hyj në detaje. Por unë do të them përsëri sot atë që kam thënë më parë: Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi do të kthehet në shtëpi.“-tha ai.

Sipas Aljazeera, aleatët afganë të Perëndimit dhe afganët e cenueshëm, si gratë aktiviste dhe gazetaret gjithashtu do të ndihmohen të evakuohen.

Më lejoni të jem i qartë, evakuimi i mijëra njerëzve nga Kabuli do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm dhe do të kishte qenë i tillë pa marrë parasysh se kur filloi”, tha udhëheqësi amerikan.

Biden pranoi se skenat në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai të kontrolluar nga SHBA-ja, të cilat kanë përfshirë foshnjet dhe fëmijët që u kalohen ushtarëve mbi gardhe me tela dhe burra të kapur në pjesën e jashtme të avionëve ishin të tmerrshme.

Lajmi kryesor/ Situata kaotike në aeroportin e Kabulit/ 20 viktima dhe mijëra të tjerë në rradhë për tu larguar, Biden premton shpejtim të procedurave, Johnson thërret takim urgjent të G7

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden lufta ne afganistan joe biden lufta ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 23 Gusht 2021, 06:39

HAITI– Natën e 22 deri më 23 gusht 1791, në Santo Domingo (sot Haiti dhe Republika Dominikane) u pa fillimi i kryengritjes që do të luante një rol vendimt...

Bota 22 Gusht 2021, 19:00

KOSOVË– Personat që po shikoni janë dy të rinjtë që kanë hedhur të vdekurën 20-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj. Ata janë paraqitur në d...