Bota

Përplasje në kufi të Gazës, ushtarët izraelitë plagosin 41 palestinez mes tyre dhe 13 fëmijë

22 Gusht 2021, 13:55 Nga DOSJA
Përplasje në kufi të Gazës, ushtarët izraelitë

GAZA- Ushtria izraelite filloi sërish sulmet ajrore në Gaza ditën e djeshme pas përplasjeve të fundit mes ushtarëve të saj dhe protestuesve palestinezë gjatë një demonstrate për të përkujtuar djegien e xhamisë Al-Aksa 52 vite më vonë. Aljazeera shkruan se në një deklaratë, ushtria izraelite tha se goditi katër vende të prodhimit dhe magazinimit të armëve në Gaza që i përkisnin Hamasit.

Bastisjet erdhën disa orë pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi turmat e palestinezëve të rinj që protestonin në gardhin që ndan Gazën dhe Izraelin. Ministria palestineze e shëndetësisë tha se 41 persona u plagosën, përfshirë një djalë 13-vjeçar palestinez i cili u qëllua në kokë. Ndërkohë që sipas mediave të huaja tha se të paktën 10 nga palestinezët e plagosur ishin fëmijë dhe dy janë në gjendje kritike.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës zgjati për 11 ditë nw dhe nisi në muajin maj ku la pas mbi 230 persona të vdekur dhe mbi 1700 persona të lënduar. Mes vendeve u vendos armëpushimi i iniciuar nga Egjipti dhe SHBA-ja.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 41 te plagosur ne gaza sulmet ne gaza 41 te plagosur ne gaza sulmet ne gaza

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 12:56

ANGLI- Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar kur pushtoi Afganistanin së bashku me SHBA në 2001, theksoi se edhe pse ka re...

Bota 22 Gusht 2021, 12:05

GREQI- Një grua amerikane e bllokuar në Afganistan i ka bërë thirrje Presidentin Joe Biden për ndihmë. Foxnews shkruan se ajo së bashku me anëtarët e familjes e...