Sport

VIDEO / Cikalleshi-Çekiçi i japin tre pikë të tjera Konyasporit

22 Gusht 2021, 19:21 Nga DOSJA
VIDEO / Cikalleshi-Çekiçi i japin tre pikë të tjera

TURQI – Superliga turke është e shqiptarëve këtë fundjavë. Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi, ishin tre protagonistë në fitoren e dytë të Konyaspor kundër Istanbul Basaksehir me rezultatin 2-1.

Mesfushori nga Pogradeci shënoi një gol fantastik në fillimin e pjesës së dytë dhe vendosi barazpeshën, ndërsa në fund e morën skenën dyshja tjetër.

Zymer Bytyqi është njeriu asist. Anësori nga Kosova ishte ai që shërbeu për golin e rradhës të Sokol Cikalleshin.

Sulmuesi kavajas nuk fali dhe me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë, duke i dhënë sërish fitoren skuadrës së tij.

Në dy ndeshje dy gola për Cikalleshin, më mire se kaq nuk kishte se si ta niste sulmuesi kquezi.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2021, 18:52

VIDEO / Juventusi zhgënjen që në javën e parë

ITALI – Udinese u mundua deri në pikën e fundit dhe ia doli të nxjerrë pikë në duelin me Juventusin. Futbollisti Gerard Deulofeu ia mohoi fitoren Juventusit, du...