Sport

Lewandowski, pastaj ‘black out’. Dopieda e Gnabry shpëton Bayern…

22 Gusht 2021, 19:20 Nga DOSJA
Lewandowski, pastaj ‘black out’. Dopieda e Gnabry shpëton

Gjermani – Pas barazimit në Moenchengladbach në debutimin e tyre sezonal në Bundesliga, Bayern Munich, jo pa disa vuajtje, gjeti fitoren e parë. Bavarezët mundën me rezultatin 3-2 Këlnit në ‘Allianz Arena’.

Megjithë mundësitë e humbura nga Muller, Sule, Gnabry dhe Musiala, pjesa e parë mbyllet 0-0. Në pjesën e dytë, Lewandowski (50’) u zhbllokua dhe Gnabry (59’) dyfishoi rezultatin.

Por Këlni nuk u dorëzua dhe shënoi dy here: golat ishin nga Modeste (60 ‘) dhe Uth (62’). Për t’i dhënë suksesin e parë Bayernit duhej një perlë e Gnabry (71’), që do të fiksonte rezultatin 3-2 për skuadrën e Julian Nagelsmannit.

Ndeshja tjetër e ditës, ajo midis Hoffenheim dhe Union Berlin, përfundon 2-2. Për vendësit shënuan Akpoguma (14 ‘) dhe Bruun Larsen (30’), ndërsa për skuadrën kryeqytetase, Giesselmann (10 ‘) dhe Awoniyi (47’).

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich gnabry hoffenheim julian nagelsmannit këlnit në ‘allianz arena’ lewandowski union berlin bayern munich gnabry hoffenheim julian nagelsmannit këlnit në ‘allianz arena’ lewandowski union berlin

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2021, 18:52

VIDEO / Juventusi zhgënjen që në javën e parë

ITALI – Udinese u mundua deri në pikën e fundit dhe ia doli të nxjerrë pikë në duelin me Juventusin. Futbollisti Gerard Deulofeu ia mohoi fitoren Juventusit, du...