Sport

CR7 në stol në premierën e Juves. Zgjedhje teknike, apo ‘divorc’… i paralajmëruar

22 Gusht 2021, 15:30 Nga DOSJA
CR7 në stol në premierën e Juves. Zgjedhje teknike, apo

ITALI – Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e tregu të transferimeve, mungesa absolutisht befasuese e Cristiano Ronaldos nga njëmbëdhjetë titullarët e Juves, në premierën e Serie A kundër Udineses, lë hapësirë për të gjitha hamendësimet që shoqëruan portugezin  gjatë këtyre ditëve verore.

Pas fjalëve të djeshme në konferencën për shtyp të Max Allegri sugjeruan praninë e tij që nga minuta e parë në Friuli. Përdorimi i çiftit Dybala-Morata, tani duhet të kuptohet nëse është një zgjedhje thjesht teknike, apo pas kësaj fshihet një arsye tregu. Në të dy rastet, megjithatë, diçka sensacionale, e papritur…

Ndërsa presim të dëgjojmë drejtpërdrejt nga Allegri arsyen e vendimit në lidhje me portugezin, megjithatë, ne nuk mund të injorojmë fjalët e tjera të thëna dje në konferencën për shtyp nga trajneri i Juventusit. Kur ka mbetur edhe një javë nga tregu, sado sensacionale që të jetë, në këtë pikë asgjë nuk mund të përjashtohet.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldos dybala-morata max allegri serie a kundër udineses cristiano ronaldos dybala-morata max allegri serie a kundër udineses

Sondazh

Poll