Sport

Premier League/ Manchester United “ngec” ndaj Southampton, Tottenham merr fitoren e dytë në kampionat

22 Gusht 2021, 15:31 Nga DOSJA
Premier League/ Manchester United “ngec” ndaj Southampton, Tottenham

ANGLI-Ditën e sotme u luajtën dy ndeshje të Premier League Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Southampton,ndërsa Tottenham fitoi ndaj Wolves. Një barazim që nuk i shkon për shtat “Djajve të Kuq” për objektivat që kanë. Skuadra e Southampton kaloi e para në avantazh kur në minutën e 30′ Fred shkaktoi autogol.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 55′ Greenwood do të barazonte shifrat. Sulmuesi përfaqësueses shqiptare,Armando Broja nuk ishte grumbulluar as në këtë përballje.Nga ana tjetër Tottenham ka arritur fitoren e dytë radhazi në Premier League, sërish me shifrat 0-1, por këtë herë përballë ishte Wolves.

Goli i Dele Alli në minutën e 10 vendosi fatin e kësaj ndeshje dhe i dha tre pikë me shumë vlerë Tottenham, që ndryshe nga Conference League, e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri në kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united premier league southampton manchester united premier league southampton

Sondazh

Poll