Sport

VIDEO / Juventusi zhgënjen që në javën e parë

22 Gusht 2021, 18:52 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi zhgënjen që në javën e parë

ITALI – Udinese u mundua deri në pikën e fundit dhe ia doli të nxjerrë pikë në duelin me Juventusin. Futbollisti Gerard Deulofeu ia mohoi fitoren Juventusit, duke barazuar rezultatin 2-2 pikërisht në minutën e 83-të, në hapje të edicionit të ri në Serie A.

“Zonja e Vjetër” e nisi furishëm, duke udhëhequr me dy gola të shpejtë (0-2). Dybala shënoi në minutën e 3-të dhe Cuadrado në atë të 23-të.

Vendasit ngushtuan epërsinë në minutën e 51-të me golin e Pereyras, i cili u tregua i saktë nga penalltia. Cristiano Ronaldo kësaj radhe e nisi ndeshjen si zëvendësues, duke u futur në fushë në minutën e 60-të në vend të Alvaro Morata.

Kur dukej se Juve po shkon drejt fitores, del në skenë Deulofeu dhe barazon rezultatin. Pikë e madhe për Udinesen ndaj Juves, që ishte pretendejta kryesore e takimit në letër.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll