Sport

Real Madridi gati edhe për një sulm për Mbappé: oferta midis 130 dhe 170 milionë!

22 Gusht 2021, 15:06 Nga DOSJA

SPANJE – Real Madrid është gati për ofensivën e fundit për Kylian Mbapé dhe, sipas gazetës spanjolle ‘AS’, këtë do ta bëjë më 30 gusht, një ditë pas ndeshjes midis Paris SG dhe Reims, dhe një ditë para mbylljes së tregut të transferimeve.

‘Los blancos’ janë gati të vënë në pjatë, një shifër midis 130 dhe 170 milionë euro, një mal me para për një lojtar kontrata e të cilit skadon më qershor 2022. Topi, natyrisht, është në duart e sheikëve, edhe nëse duket vetëm një çështje kohe: më së voni Mbappé do të jetë një lojtar i ri i Real verën e ardhshme.

Strategjia në Real është e qartë, të punojë me dritat e fikura pa i bezdisur sheikët dhe pastaj të vendosë në tryezë një ofertë, nga e cila do të jetë e vështirë të heqësh dorë edhe për PSG-në shumë të pasur.

Sepse në këtë pikë ka dy alternativa: të humbasin lojtarin me parametra në zero verën e ardhshme, ose ta shesësh një vit më parë, duke i kthyer një pjesë të investimit të bërë në verën e vitit 2017.

Futbollisti nuk dëshiron të arrijë në përplasjen ballore, në Madrid atë e këshilluan që të mbante një profil të ulët në deklaratat publike, por vullneti i tij ka qenë i qartë prej muajsh: asnjë rinovim dhe dëshirë për të veshur fanellën e Realit.

Problemi kryesor për Florentino Perez është të bindë francezët të ulen në një tryezë, pasi deri më tani (të paktën publikisht) nuk kanë qëllimin më të vogël për të filluar ndonjë negociatë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport florentino perez gazetës spanjolle ‘as’ kylian mbapé los blancos midis 130 dhe 170 milionë euro real madrid florentino perez gazetës spanjolle ‘as’ kylian mbapé los blancos midis 130 dhe 170 milionë euro real madrid

Sondazh

Poll