Sport

Ishte në gjendje të dehur, i merret patenta: Nainggolan ndalohet nga policia…

22 Gusht 2021, 14:48 Nga DOSJA
Ishte në gjendje të dehur, i merret patenta: Nainggolan ndalohet nga

BELGJIKE – Mesfushori Radja Nainggolan është ne telashe. Një mbrëmje me pak shumë alkool e së shtunës, përfundoi në katër të mëngjesit me marrjen e patentës për shkak të ngarjes së makinës me shpejtësi dhe në gjendje të dehur.

Një javë pas kthimit të tij në Belgjikë dhe pas ‘nokautit’ në debutimin e tij kundër Antwerp në Europa League, Radja Nainggolan është në një situatë të pakëndshme. Kjo, pasi edhe kur ishte në Itali, ai është përballur me ngjarje të tilla, si njeri i dhënë pas pijeve alkoolike.

Sipas asaj që raportohet nga portali ‘belg hln.be’, ish-lojtari i Romës, Interit dhe Cagliarit, u ndalua nga një patrullë e policisë lokale, natën midis të shtunës dhe të dielës, ndërsa ai përshkoi zonën e Antwerp me makinën e tij me një shpejtësi shumë përtej kufijve të lejuar. Testi i alkoolit do të konfirmonte statusin e dehjes dhe për pasojë marrjen e patentës.

Nainggolan tani do të jetë pa patentë për të paktën pesëmbëdhjetë ditë, siç konfirmohet nga policia belge për “portalin hln.be”. Eshtë për të parë se cili do të jetë sanksioni i klubit të tij të ri, që këtë fundjavë nuk del në fushë. Antwerp nuk luan këtë fundjavë, me synim të përmbysë nokautin në Europa League, kundër qipriotëve të Omonia Nikosia, për të vazhduar rrugën evropiane.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antwerp në europa league belgjike portali ‘belg hln.be’ qipriotëve të omonia nikosia radja nainggolan antwerp në europa league belgjike portali ‘belg hln.be’ qipriotëve të omonia nikosia radja nainggolan

Sondazh

Poll