Aksident në Berat, makina humb kontrollin dhe futet në dyqan, plagosen 4 persona, drejtuesi gjendet pa ndjenja në timon
22 Gusht 2021, 17:42Nga DOSJA
BERAT– Katër persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Beratit.
Një makinë që drejtohej nga i riu i idenfitikuar si Ergys Petro ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një dyqani, duke përplasur katër kalimtarë të rastit. Të plagosurit, Abaz Kaballi, Robert Sadikaj, Tahir Radiu, Astrit Veliu janë në spital dhe një prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërsa drejtuesi i mjetit Petro ka më shumë se 20 minuta që ka humbur ndjenjat. Grupi hetimor ka konstatuar se mjeti nuk ka frenuar fare, duke ngritur dyshimet se drejtuesi mund të ketë pasur një problem shëndetësor dhe se për këtë arsye ka humbur kontrollin e mjetit. Edhe vetë Petro po dërgohet në spital.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Të gjithë afganët që do të vinë në Shqipëri, pritet të kalojnë në skanerin e SHISH dhe antiterrorist shqiptarë. Një burim nga inteligjenca s...
BERAT– Një automjet i llojit “Land Rover” ka rënë nga ura në aksin Poliçan-Berat. Mësohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur dy të rinjtë që ndodhes...
TIRANË– 19 leje drejtimi janë pezulluar nga peë orë kontrolle e monitorime në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan. Në njoftim, Polciia Rrugore bën me ...
TIRANË– Qendra Mjekësore e Urgjencës Kombëtare ka zgjedhur tu vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm, që kanë zgjedhur të pushojnë në vendi...
ITALI– Një murator shqiptar, Gazment Bushi, i cili punonte në firmën e ndërtimit të vëllait, ‘Edi Bushi’ ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një ma...
SARANDË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Finiqi, fhsati Aliko, aty ku një zjarr i përmasave të mëdha ka dalë nga kontrolli. Mësohet se flakët janë akt...
SHQIPËRI– 2 mijë e 478 viktima, 5 mijë e 573 raste aktive dhe 131 mijë e 273 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pan...