Aktualitet

Sherr për një vend parkimi në Vlorë! 37-vjeçari plagos me thikë të riun dhe dëmton një tjetër, bashkëpunoi me adolesh

22 Gusht 2021, 15:39 Nga DOSJA
Sherr për një vend parkimi në Vlorë! 37-vjeçari

VLORË– Dy të rinj me inicialet R. M., 29 vjeç dhe K. K., 25 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Vlorës, pas një sherri të ndodhur në një parking të lagjes “1 Maji” në Vlorë.

Mësohet se Ervin Mënaj, 37 vjeç dhe një 17-vjeçar me inicialet S.M., të dy nga Fieri kanë nisur sherrin për një vend parkimi me dy të rinjtë nga Vlora dhe për pasojë kanë plagosur me thikë 29-vjeçarin, ndërsa tjetrin e kanë dëmtuar me një përforcues grushti.

Më pas ata kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes, por janë vënë në pranga nga policia. Mënaj ju sekuestrua përforcuesi i grushtit dhe makina të cilën e drejtonte në gjendje të dehur kur po largohej nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një parking, ishte plagosur me mjet të mprehtë, shtetasi R. M., 29 vjeç dhe ishte dëmtuar shtetasi K. K., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar:

Shtetasi E. M., 37 vjeç dhe shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, të dy banues në Fier. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohen se në një parking në lagjen “1 Maji”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë, shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dëmtuar fizikisht shtetasin K. K. Gjatë kontrollit fizik shtetasit të mitur S. M., iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti, ndërsa shtetasit E. M. iu sekuestrua automjeti i markës “Mistubishi”, të cilin e drejtonte në gjëndje të dehur në momentin e prangosjes nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. M., për veprat penale  “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe në ngarkim të shtetasit S. M., për veprat penale, “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin menaj sherr ne vlore ervin menaj sherr ne vlore

Sondazh

Poll