Aktualitet

Po blinte ujë, shqiptari përplaset për vdekje nga “Porsche” në vijat e bardha

22 Gusht 2021, 16:20 Nga DOSJA
Po blinte ujë, shqiptari përplaset për vdekje nga

ITALI– Një murator shqiptar, Gazment Bushi, i cili punonte në firmën e ndërtimit të vëllait, ‘Edi Bushi’ ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë e llojit ‘Porsche’, në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë e tij, ndërsa në shtëpi kishte lënë gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël.

Por, në një moment, 36-vjeçari shqiptar është ngritur nga lokali dhe ka shkuar në një dyqan për të blerë një shishe ujë. Teksa kalonte rrugën, bashkë me një mik, është përplasur tek vijat e bardha nga një mjet.

Bushi u transportua i gjallë në spital, por dëmtimet e mëdha që kishte marrë në kokë, bënë që ai të ndërronte jetë në spital. Shoferi 33-vjeçar i cili e përplasi u arrestua nga Policia dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gazment bushi vdes gazment bushi gazment bushi vdes gazment bushi

Sondazh

Poll