Aktualitet

Deti po merr jetë njerëzish në Shqipëri, Urgjenca Kombëtare jep udhëzime: 6 minutat që mund t’ju shpëtojnë jetën, si

22 Gusht 2021, 16:22 Nga DOSJA
Deti po merr jetë njerëzish në Shqipëri, Urgjenca

TIRANË– Qendra Mjekësore e Urgjencës Kombëtare ka zgjedhur tu vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm, që kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë këtë verë. Me anë të një videoje, Urgjenca Kombëtare këshillon pushuesit që të ruajnë qetësinë.

Ndër këshillat që jepen nga mjekët është që të mos notohet në anën e kundërt të rrymës së ujit, pasi këtë nuk e arrijnë dot as notarët më të mirë në botë. Kur rryma e ujit të ju ket sjellur në det të hapur dhe ta ket humbur fuqinë apo edhe të ket pushuar fare, filloni të notoni anash rrymës në drejtim të bregut të detit.

“DETI ËSHTË PËR TU SHLODHUR JO PËR TË HUMBUR JETËN! SI TË EVITONI MBYTJET NË DET!! Një fenomen që përsëritet çdo vit rregullisht! Humbja e jetës në det ndodh shpesh për disa fenomene që duhet ti njohim. Po ashtu në këtë video shpjegohen si lindin këto fenomene dhe si duhet vepruar për të dhënë ndihmën e parë. Kushtojini vetëm gjashtë minuta videos së mëposhtme. Dr.Skender Brataj,”- shkruhet krah videos.

Vetëm sot kanë humbur jetën tre persona në Shqipëri, dy prej tyre në plazhin e Spillesë dhe një në Velipojë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbytjet ne det mbytjet ne det

Sondazh

Poll