Aktualitet

Hyri në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar, prangoset 38-vjeçari turk, kapet dhe francezi i dehur në Vlorë

22 Gusht 2021, 16:02 Nga DOSJA
Hyri në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar, prangoset

VLORË– Një 38-vjeçar turk me inicialet M. K., banues në Turqi është vënë në pranga pasi akuzohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, me pasaportë të falsifikuar.

Në njoftimin e policisë Vlorë bëhet me dije se është arrestuar dhe një 25-vjeçar nga Franca me inicialet V. M., pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje te dehur. Gjithashtu janë prangosur dhe dy shqiptarë.

Njoftimi i Policisë: Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin turk, M. K., 38 vjeç, banues në Turqi, pasi dyshohet se është futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, me pasaportë të falsifikuar. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit H. M., 45 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona në vlorë policia e vlores arrestohen 4 persona në vlorë policia e vlores

Sondazh

Poll