5 mijë e 573 raste aktive, shumica në Tiranë, shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Shqipëri dhe 534 raste të reja, 81 paci
22 Gusht 2021, 15:16Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2 mijë e 478 viktima, 5 mijë e 573 raste aktive dhe 131 mijë e 273 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është shënuar një viktimë, një qytetar 65 vjeç nga Vlora, por ka pasur një rënie të lehtë rastesh të reja.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4262 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 534 qytetarë, në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier, 12 në Vau i Dejës, nga 11 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 10 në Durrës, nga 9 raste në Kamëz, Berat, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, nga 7 raste në Gjirokastër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Divjakë, Korçë, Gramsh, nga 5 raste në Dimal, Kukës, nga 4 raste në Has, Shijak, Mallakastër, nga 3 raste në Pukë, Dibër, Memaliaj, nga 2 raste në Kuçovë, Përmet, nga 1 rast në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik.
Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë. Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,273 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (22 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 534 Të shëruar në 24 orë 89 Të shtruar në spitale 81 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 4262
Testime totale 996,494 Raste pozitive 139,324 Raste të shëruara 131,273 Raste Aktive 5573 Humbje jete 2,478
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
MORINË– Pamjet që po shikoni vijnë nga pika kufitare e Morinës, aty ku është krijuar një trafik kilometrik për shkak të ardhjes së pushuesve nga Koso...
SARANDË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fsahtin Aliko në bashkinë Finiq. Mësohet se të gjithë banorët e fshatit Aliko janë evakuuar nga fshati...
KOSOVË– Hasan Hysenaj, një efektiv policie i shtetit të Kosovës është pushuesi që humbi jetën mes dallgëve, ditën e sotme në Velipojë.Në një postim n...
TIRANË– 13 drejtues mjetesh nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë vënë në pranga në 24 o...
TIRANË– Sezoni veror i këtij vitit ka qenë i sukseshëm sa i përket numrit të turistëve të huaj që kanë zgjedhur si destinacion vendin tonë për të pus...
ELBASAN– Një 25-vjeçare është shpëtuar nga mbytja bashkë me të fejuarin e saj. Ngjarja është regjistruar në plazhin e Spillesë, aty ku vetëm pak orë më p...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pozuar nga maja e Malit të Tomorrit, kur besimtarët janë të sfilitur dhe janë bllokuar prej orësh në trafik.Kreu i Shtetit,...
TIRANË– Një përplasje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë. JOQ ka publikur pamjet nga vendi i ngjarjes k...