Aktualitet

FOTO + EMRI/ U mbyt në Velipojë, ky është polici nga Kosova, kishte ardhur të pushonte në Shqipëri

22 Gusht 2021, 14:37 Nga DOSJA
FOTO + EMRI/ U mbyt në Velipojë, ky është polici nga Kosova,

KOSOVË– Hasan Hysenaj, një efektiv policie i shtetit të Kosovës është pushuesi që humbi jetën mes dallgëve, ditën e sotme në Velipojë.

Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë Komuna Shtime ajo që ka publikuar foton e efektivit në fjalë, duke ngushëlluar dhe familjen e atë afërmit për humbjen e madhe.

Postimi i Komunës Shtime:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E POLICIT HASAN HYSENAJ
Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë. Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij! Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!

Kjo e dielë ka shënuar një bilanc tragjik për mbytjen e pushuesve në plazhe. Përveç Hysenajt, në Spille u mbytën dhe dy shokë nga Maqedonia e Veriut që kishin ardhur të shijonin pushimet në vendin tonë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hasan hysenaj hasan hysenaj

Sondazh

Poll