Sport

Guardiola gjen paratë për të tentuar Kane, tekniku spanjoll sakfrifikon Bernardo Silvën te Milan

22 Gusht 2021, 12:23 Nga DOSJA
Guardiola gjen paratë për të tentuar Kane, tekniku spanjoll

ANGLI-Sipas ‘Daily Star’, Manchester City do të ishte gati të sakrifikonte një nga mesfushorët më të vlerësuar të Guardiolës, Bernardo Silva, duke e transferuar atë në Milano për të mbledhur para, për të nisur ofensivën e fundit ndaj Harry Kane të Tottenham. Një marrëveshje që sipas anglezëve do të shkonte për 45 milionë paund në total, duke qenë se flitet për një hua dyvjeçare për 15 milionë me të drejtën e blerjes në 2023 për 30 milionë të tjera.

Portugezi, i përfaqësuar nga Jorge Mendes, është gati të ndryshojë ambjent dhe agjenti i tij i ka pasur kontakte me Benfican dhe Atletico Madrid, por pa arritur në një përfundim pozitiv të negociatave. Për Milanin do të ishte një transferim i rëndësishëm, pasi mund të mbushë rolin e lënë bosh nga Calhanoglu.Negociatat janë gjithsesi komplekse, duke marrë parasysh koston e madhe ekonomike, duke qenë se Bernardo Siva fiton pothuajse 8 milion paund në sezon.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bernardo silva guardiola manchester city milan bernardo silva guardiola manchester city milan

Sondazh

Poll