Sport

Një natë e shthurur në fundjavë/ Nainggolan problematik edhe në Belgjikë, policia e ndalon në gjendje të dehur

22 Gusht 2021, 11:35 Nga DOSJA
Një natë e shthurur në fundjavë/ Nainggolan problematik edhe

BELGJIKË-Një mbrëmje alkoli e së shtunës përfundoi në katër të mëngjesit me patentën e hequr për shkak se ishte në gjendje të dehur. Një javë pas kthimit të tij në Belgjikë dhe pas humbjes ndeshjen e parë në kualifikueset e Europa League ndaj Omonia-s, Radja Nainggolan është përsëri në telashe.

Sipas asaj që raportohet nga portali belg hln.be, ish-lojtari i Romës, Inter dhe Cagliarit u kap nga një patrullë e policisë lokale natën midis të shtunës dhe të dielës ndërsa ai përshkoi zonën e Antwerp me makinën e tij me një shpejtësi përtej kufijve të lejuar: testi i alkoolit do të konfirmonte statusin e dehjes, me pasojë heqjen e patentës.Siç konfirmohet nga policia e Antwerp,Nainggolan tani do të jetë pa patentë për 15 ditë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjike inter nainggolan roma belgjike inter nainggolan roma

Sondazh

Poll