Aktualitet

E DIELA E ZEZË në plazh! Mbyten dy pushues nga Maqedonia e Veriut në Spille, në Velipojë mbytet 59-vjeçari nga Kosova

22 Gusht 2021, 09:31 Nga DOSJA
E DIELA E ZEZË në plazh! Mbyten dy pushues nga Maqedonia e Veriut

TIRANË– Dita e dielë ka shënuar një bilanc tragjik në bregdetet shqiptare. Dy të moshuar nga Maqedonia e Veriut, rreth 70-vjeç, humbën jetën mesditën e sotme, pasi u mbytën në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Emrat e tyre janë: Mirko Micevski, 79 vjeç dhe Cvetko Mitanovski, 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Dy shokët e ngushtë nga Bitola kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar.

Mësohet se ata ishin futur në ujë për t’u larë, por deti ka qenë i trazuar me shumë dallgë dhe për pasojë të moshuarit nuk kanë mundur të dalin në breg. Plazhi i Spillesë është i mbuluar me vrojtues plazhi, 35 të tillë, por që nuk kanë mundur të shohin të moshuarit teksa luftonin të mbijetonin në det, për shkak të dallgëve shumë të larta.

Në Velipojë po ashtu është mbytur në det pushuesi 59-vjeçar nga Kosova. Rreth orës 11:15, shtetasi Hasan Hysenaj po ashtu u mbyt në det.

Mbytjet në plazhe janë bërë lajme gati të përditshme në Shqipëri. I fundit ishte ai i 22-vjeçarit që u mbyt në Gjirin e Lalëzit.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet cvetko mitanovski mbyten dy persona ne plazh mirko micevski plazhi i spillesë cvetko mitanovski mbyten dy persona ne plazh mirko micevski plazhi i spillesë

Sondazh

Poll