Sport

VIDEO/ “Kjo ishte për ty Ari”. Ish-sulmuesi i Portos bën shqiponjën dhe ka një dedikim

21 Gusht 2021, 13:31 Nga DOSJA
VIDEO/ “Kjo ishte për ty Ari”. Ish-sulmuesi i Portos bën

ARABI SAUDITE-Mousa Marega, ish-sulmuesi i Portos këtë sezon i është bashkuar ekipit Al-Hilal në Arabinë Saudite për 10 milionë euro. Futbollisti francez ishte protagonist në ndeshjen që skuadra e tij zhvilloi ndaj Al-Tawon. Takimi përfundoi me shifrat 2-1, ndërsa Marega shënoi golin e barazimit në minutën e 81′.

 

Pour toi Ari, repose en paix ?????

pic.twitter.com/ggqlQXwTZs

— Moussa Marega (@marega91) August 20, 2021

Interesant ishte fakti se lojtari festoi duke bërë shqiponjën, ndoshta mund të jetë një festë ndryshe, por nuk rezultoi e tillë. Vetë lojtari tregoi në rrjetet sociale se shqiponja i përket Shqipërisë dhe për më tepër që ka dedikim të veçantë: “Kjo ishte për ty Ari”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport marega porto marega porto

Sondazh

Poll