Bota

Vuçiç: Serbët dhe shqiptarët do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme

21 Gusht 2021, 17:59 Nga DOSJA
Vuçiç: Serbët dhe shqiptarët do të jenë dy

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka habitur me deklaratën e fundit. Vuçiç mësohet të jetë shprehur se serbët dhe shqiptarët do të jenë dy nga popujt më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor, në 100 vitet e ardhshme.

Në fjaën e tij përpara mediave, Vuçiç ka dhënë edhe një koment për Kosovën. Ai u shpreh se është i gatshëm tu përgjigjet të gjitha ftesave për dialog, por sesa do të përfshihet, kjo do të mbetet për tu parë.

“Duket se as historinë e tij nuk e ka mësuar mirë… Thelbi është se Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, sepse ne rrisim sigurinë e popullsisë serbe, por edhe sepse ajo duhet të zvogëlojë tensionet (mes dy popujve). Serbët dhe shqiptarët me siguri do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme. Nëse do të kemi sukses (në dialog), këtë nuk e dimë,”- tha Vuçiç.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll