Bota

Protesta në Melburn! Qytetarët kundërshtojnë masat anti-Covid, policia përdor gaz lotsjellës për ti shpërndarë, gjobite

21 Gusht 2021, 13:42 Nga DOSJA
Protesta në Melburn! Qytetarët kundërshtojnë masat

AUSTRALI-Masat e rrepta anti-Covid kanë bërë që shumë qytetarë në botë të dalin në protesta për të kundërshtuar këto masa.

Një ndër vendet ku po protestohet është qyeteti Melburn në Australi ku 218 persona janë arrestuar dhe gjashtë oficerë janë plagosur pas protestave të dhunshme. Policia në vend ka paalajmëruar se kushdo që identifikohet se ka marrë pjesë në protestë do të gjobitet me më shumë se 5,000 dollarë.

Më shumë se 4,000 njerëz morën pjesë në protestë. Pamjet tregojnë protestuesit të cilët shkatërruan barrierat e vendosura nga policia para se dhuna të përshkallëzohej. Policia përdori gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë turmën duke arrestuar disa prej tyre. Sipas mediave lokale, rreth 700 policë ishin në gatishmëri.

Melburn do të jetë në bllokim deri me 2 shtator, i gjashti gjatë pandemisë. Australia ka regjistruar 43,123 raste dhe 978 viktima që nga fillimi i pandemisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota msat anti covid ne asutrali protesta ne melburn msat anti covid ne asutrali protesta ne melburn

Sondazh

Poll