Britani/ Miratohet koktejli ‘Ronapreve’ i antitrupave për trajtimin e Covid-19
21 Gusht 2021, 14:07Nga DOSJA
BRITANI-Një koktejl antitrupash është miratuar nga rregulatori i barnave në Britani nga kompanitë ‘Regeneron’ dhe ‘Roche’ për parandalimin dhe trajtimin e Covid-19.
Sipas studimeve, koktejlet Ronapreve mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit, në trajtimin e simptomave të infeksionit të rëndë të COVID-19 dhe të zvogëlojë shanset për t’u shtruar në spital sipas Agjensisë Britanike Barnat dhe Produktet Shëndetësore.
“Ky trajtim do të jetë një shtesë e rëndësishme për ‘arsenalin’ tonë për trajtimin e COVID-19,” tha Ministri Britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid në një deklaratë.
Shtrimet në spital të pacientëve me COVID-19 tejkaluan 6,100 persona këtë javë, duke arritur nivelin më të lartë të pesë muajve. Dy të tretat e pacientëve të shtruar në spital nuk ishin vaksinuar, sipas të dhënave të publikuara në fillim të këtij muaji.
Ronapreve, i njohur si REGEN-COV në Shtetet e Bashkuara, administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz. Ai lidhet fort me koronavirusin në murin e brendshëm të sistemit të frymëmarrjes dhe e pengon atë të fitojë qasje në qelizat e sistemit të frymëmarrjes. Ronapreve i përket një klase ilaçesh të quajtura antitrupa monoklonalë, që imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi për të luftuar infeksionet.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
AUSTRALI-Masat e rrepta anti-Covid kanë bërë që shumë qytetarë në botë të dalin në protesta për të kundërshtuar këto masa.Një ndër vendet ku po protestohet ësht...
AFGANISTAN– Udhëheqësit e lartë të talebanëve do të mblidhen në Kablul ditën e sotme për te biseduar rreth mënyrës se si do ta menaxhojnë qeverinë e ardhs...
KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 ku në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën dhe...
AFGANISTAN-Një video e një vrasjeje brutale në Afganistan po bën xhiron e rrjetit, ku një shef afgan i policisë vritet brutalisht nga talebanët.Shefi i Policisë...
Bahrejni ka thënë se do të hapë aeroportet për fluturimet që evakuojnë njerëzit nga Afganistani, derisa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do të strehojnë...
GREQI– Qeveria greke duket se nuk do të ndryshojë masat e marra anti-Covid për të lënë të mbyllura restorantet, kafetë, baret, teatrot, kinematë dhe stadi...
AFGANISTAN– Talebanët e rinj braktisën pamjen e lënë pas dore të paraardhësve të tyre dhe iu kthyen veshjeve të shtrenjta. Luftëtarët e sotëm, të cilët me shaka...
RUSI– Kancelarja gjermane Angela Merkel së fundmi, para se ti afrohet fundit të saj në udhëheqjen e Gjermanisë, ka zhvilluar një takim me presidentin e Rusisë, ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka pranuar se evakuimi masiv nga Afganistani “nuk është proces pa rrezik për humbje jetësh njerëzore”.Duke folur nga Shtëpia e B...