Bota

Elon Musk s’i ndal prurjet: Vitin e ardhshëm nxjerr në treg robotin e parë, do bëjë çdo punë të rrezikshme

21 Gusht 2021, 17:05 Nga DOSJA
Elon Musk s’i ndal prurjet: Vitin e ardhshëm nxjerr në treg

TIRANË– Pronari i Teslas, Elon Musk ka njoftuar se shumë shpejt do të hedhë në treg një robot-njeri që do të bëjë të gjitha ‘punët e rrezikshme’. Independent shkruan se Musk ka lajmëruar se do të ketë prototipin e parë të Tesla Bot androgjen në vitin e ardhshëm.

Ai tha se Tesla Bot, do të ketë duar me pesë gishta, do të jetë i bardhë e i zi, dhe mjaft miqësor.

“Bazuar në të njëjtën teknologji si automjetet gjysmë autonome, roboti do të jetë në gjendje të kryejë detyra themelore që synojnë eliminimin e nevojës që njerëzit të angazhohen në punë të rrezikshme ose të lodhshme. Tesla është ndoshta kompania më e madhe robotike në botë sepse makinat tona janë robotë gjysmë të ndjeshëm në rrota,”- tha Musk.

Mburrja e Musk me teknologjinë e automatizimit vjen në një kohë kur Tesla po përballet me akuza. Kompania akuzohet për mashtrimin e shoferëve duke besuar se të ashtuquajturat automjete auto-pilot mund të ngiten vetë. Musk është personi i dytë më i pasur në botë sipas Forbes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elon musk roboti i elon musk elon musk roboti i elon musk

Sondazh

Poll