Bota

SHBA thirrje qyetarëve amerikanë: Mos shkoni në aeroportin e Kabulit nëse nuk keni marrë udhëzime nga ne, shmangni kaosin

21 Gusht 2021, 16:22 Nga DOSJA
SHBA thirrje qyetarëve amerikanë: Mos shkoni në aeroportin e

AFGANISTAN– Ambasada amerikane në Afganistan ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet drejt aeroportit të Kabulit.

CNN shkruan se në njoftim ambasada ka këshilluar qytetarët që të të mos shkojnë në aeroport nëse nuk marrin udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane.

“I këshillojmë të gjithë qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroport në këtë periudhë, nëse nuk merrni udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane. Çdo shtetas amerikan në Afganistan që nuk ka plotësuar ende një kërkesë për riatdhesim duhet ta bëjë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Mos telefononi ambasadën amerikane në Kabul për detaje ose përditësime në lidhje me fluturimet.  Kjo është mënyra e vetme për të mësuar rreth opsioneve të ndryshme të fluturimit,”- shkruhet në njoftim.

Vetë talebanët kanë deklaruar se nuk janë përgjegjës për situatën e krijuar në aeroport dhe për kaosin. Ata fajësojnë fuqitë perëndimore që nuk kanë miratuar një plan më të mirë evakuimi.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll