Bota

Evakuimi i afganëve, Rusia ofrohet për transportin: Askush s’i ndalon avionët tanë të dalin nga Kabuli

21 Gusht 2021, 17:27 Nga DOSJA
Evakuimi i afganëve, Rusia ofrohet për transportin: Askush s’i

TIRANË– Rusia është ofruar të bëjë të mundur transportimin e afganëve për në vendet ku pritet të strehohen. Në një deklaratë zyrtare, ambasada ruse në Shqipëri bën me dije se vetë ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka bërë me dije se Rusia mund të ofrojë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do të tregojnë interes për tu pritur dhe akomoduar. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

“Duke u nisur nga situata që po vezhgohet tani për tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftësia e një serë shtetesh perëndimor të organizojnë evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanë një mundësi të tillë, ne do të donim të informonim si më posht vijon.

Me qellim parandalimin e përkeqësimit të situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do të tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë në/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar. Për sa i përket mundesisë së pranimit të refugjatëve nga Afganistani në vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushën humanitare. deklaroi Ministri i Puneve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Prej 5 ditësh jemi në pritje të grupit të parë të afganëve që duan ti shpëtojnë pushtetit të talebanëve. Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare. Atyre do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme. Më pas ata do të nisen drejt vendeve ku do të akomodohen.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve ne shqiperi sergei lavrov evakuimi i afganëve ne shqiperi sergei lavrov

Sondazh

Poll