Bota

Udhëheqësit talebanë mblidhen sot në Afganistan për qeverinë e re, Baradar delegon përgjegjësitë tek komandantët

21 Gusht 2021, 13:30 Nga DOSJA
Udhëheqësit talebanë mblidhen sot në Afganistan për

AFGANISTAN– Udhëheqësit e lartë të talebanëve do të mblidhen në Kablul ditën e sotme për te biseduar rreth mënyrës se si do ta menaxhojnë qeverinë e ardhshme në Afganistan.

Një zyrtar i lartë i talibanëve, ka folur për mediat duke thënë se bashkëthemeluesi i talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar, do të takohet në Kabul me “liderët xhihadistë” dhe politikanët për krijim të një qeverie gjithëpërfshirëse.

Reuters, ka cituar ndërkohë një zyrtar taliban të paidentifikuar të ketë thënë se Baradar ka qenë në Afganistan për të deleguar përgjegjësitë tek komandantët, për të takuar liderët e qeverisë paraprake, komandantët e milicive lokale, politikëbërësit dhe dijetarët fetarë”.

Talebanët planifikojnë të krijojnë ekipe të ndara për t’u përballur me sigurinë e brendshme dhe krizën financiare në Afganistan. Në takimin e udhëheqësisë talibane pritet të marrë pjesë edhe një zyrtar i grupit Haqqani, i cili ka lidhje me talibanët dhe është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin udheheqesit talebane ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin udheheqesit talebane ne afganistan

Sondazh

Poll