Aktualitet

VIDEO-PREKËSE/ Babai i Xhuljano Bullarit mëson LIVE se i kanë vrarë të birin, vë duart në kokë: Mosss…(Skandali me pol

21 Gusht 2021, 14:30 Nga DOSJA
VIDEO-PREKËSE/ Babai i Xhuljano Bullarit mëson LIVE se i kanë

TIRANË– Babai i Xhuljano Bullarit, 25-vjeçarit që u vra sot në Babicë të Vlorës, ka marrë vesh lajmin e kobshëm teksa gazetari i Syri TV po e raportonte LIVE.

Në momentin që gazetari Enriko Gabaj thotë se është identifikuar viktima dhe se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Xhuljano Bullari, burri që ndodhej pas tij hedh një gur në tokë dhe vë duart në kokë, duke thënë: Mos!

Ai rezultoi të jetë babai i 25 vjeçarit, i cili në atë moment e kuptoi se djali i ishte vrarë. Përveçse një skenë e dhimbshme kjo gjë tregon edhe një anë tjetër mjaft skandaloze të Policisë së Shtetit. Autoritetet në vend që të informojnë së pari familjarët për vrasjen e të afërmit të tyre, njoftojnë mediat. Dhe për rrjedhojë, hasemi me situata të tilla.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Babicë. Xhuljan Bullari, 25 vjeç me origjinë nga Elbasani, banues në Babrru të Tiranës është qëlluar 3 herë me armë zjarri nga autorët, por plumbi në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Bullari ka qënë i dënuar më parë për trafikim klandestinësh.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne babice te vlores xhuljano bullari vrasje ne babice te vlores xhuljano bullari

Sondazh

Poll