Aktualitet

DETAJE/ Dy avionët me afganë do të vijnë me nga një orë diferencë, pritet të sjellin 410 emigrantë

21 Gusht 2021, 13:56 Nga DOSJA
DETAJE/ Dy avionët me afganë do të vijnë me nga një

TIRANË– Koha e mbërritjes së dy avionëve në Shqipëri me emigrantët afganë, të cilët pritet të vijnë nesër, është parashikuar me nga 1 orë diferencë. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, shkruan se avioni i parë nëse do të mbërrijë do të sjellë 160 persona ndërsa avioni i dytë 250.

Dosja.al raportoi më parë se fluturimet janë planifikuar të bëhen ditën e nesërme. Do të jenë dy avionë të cilët do të nisen në oraret që tashmë janë planifikuar. Nëse në aeroportin e Kabulit nuk do të ketë kaos dhe trazira, dy avionët me afganë që do të vijnë në Shqipëri, do bëjë nisjen normalisht.

Prej 5 ditësh jemi në pritje të grupit të parë të afganëve që duan ti shpëtojnë pushtetit të talebanëve. Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare. Atyre do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme. Më pas ata do të nisen drejt vendeve ku do të akomodohen.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll