Aktualitet

Ka të motrën të shtruar tek Infektivi, turisti holandez: Ky ambient i ngjan një kopshti zoologjik, ministria e Shëndetësis

21 Gusht 2021, 13:24 Nga DOSJA
Ka të motrën të shtruar tek Infektivi, turisti holandez: Ky

TIRANË– Një turist holandez, i cili ka të shtruar motrën në spitalin Infektiv pasi është infektuar me Covid-19 ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë të kontrollojë kushtet brenda dhomave për pacientët.

Në një intervistë për “Syri TV”, turisti tha se brenda në spital është shumë nxehtë, si sauna dhe se njerëzit po trajtohen sikur të jenë në një kopsht zoologjik.

“Kam motrën time këtu prej mëse një jave. Gjatë javës së parë nuk kisha asnjë komunikim, nuk e dija se çfarë ndodhte brenda, por tani kam emrin e doktorit dhe flas. Problemi është se brenda është shumë vapë, si një sauna, si një kopsht zoologjik. I kërkoj Ministrit të Shëndetësisë të vijë e të kontrollojë, të shohë kushtet pasi ka probleme me mungesën e materialeve, është shumë keq. Ky është opinioni im. Më vjen shumë keq për qytetarët shqiptarë nëse do të vijnë në këtë spital. Nuk do të kenë fund të mirë, që të jem i sinqertë, pasi klima rreth spitalit nuk është e mire,”- thotë i riu.

Aktuslisht të shtruar në këtë spitalet e Covid janë 60 pacientë të infektuar. Për shkak të ardhjes së variantit Delta në vendin tonë, numri i të infektuarve rritet çdo ditë më shumë. Vetëm një ditë më parë humbën jetën dy pacientë dhe u regjistruan 535 raste të reja. Në total në Shqipëri, koronavirusi ka marrë dy mijë e 475 jetë njerëzish.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet holandezi tek infektivi koronavirusi ne shqiperi spitali invektiv viktimat e koronavirusit ne shqiperi holandezi tek infektivi koronavirusi ne shqiperi spitali invektiv viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll