Aktualitet

Studimi i fondacionit ‘Friedrich Ebert’ në 61 bashkitë e vendit: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, kërcënim për integ

21 Gusht 2021, 13:28 Nga DOSJA
Studimi i fondacionit ‘Friedrich Ebert’ në 61 bashkitë e

TIRANË– Fondacioni gjerman ‘Friedrich Ebert’ ka dalë në përfundimin se në Shqipëri, problem për integrimin e vendit qëndron tek korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Në një anketim të bërë në 61 bashki, shumica e qytetarëve të anketuar për Barometrin e Sigurisë renditën si kërcënimet më të mëdha ndaj sigurisë së Shqipërisë krimin e organizuar, papunësinë dhe korrupsionin.

Sipas studimit, dy të tretat e qytetarëve mendojnë se policia nuk i respekton të drejtat e njeriut në punën e saj, ndërsa 3/5 e qytetarëve mendojnë se Policia e Shtetit nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Në këtë studim thuhet se qytetarët e shohin korrupsionin dhe krimin e organizuar si pengesat kryesore për integrimin në BE. Mbi 70% e qytetarëve mendojnë se vetëm një numër i vogël njerëzish punësohen në institucionet e sigurisë vetëm në bazë të meritës dhe aftësive. Pjesa tjetër, duke dhënë ryshfet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fondacioni gjerman ‘friedrich ebert’ fondacioni gjerman ‘friedrich ebert’

Sondazh

Poll