Aktualitet

E KONFIRMUAR! Nesër mbërrijnë afganët e parë në Shqipëri

21 Gusht 2021, 12:22 Nga DOSJA
E KONFIRMUAR! Nesër mbërrijnë afganët e parë në

TIRANË– Nesër do të vijnë në Shqipëri grupi i parë me afganë. Burime për Dosja.al tregojnë se fluturimet janë planifikuar të bëhen ditën e nesërme. Do të jenë dy avionë të cilët do të nisen në oraret që tashmë janë planifikuar. Nëse në aeroportin e Kabulit nuk do të ketë kaos dhe trazira, dy avionët me afganë që do të vijnë në Shqipëri, do bëjë nisjen normalisht.

Prej 5 ditësh jemi në pritje të grupit të parë të afganëve që duan ti shpëtojnë pushtetit të talebanëve. Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare. Atyre do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme. Ata do të nisen drejt Beratit, aty ku është bërë gati dhe hoteli me të gjitha komoditetet.

Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Atyre do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.

Tashmë refugjatët politikë afganë do të merren në mbrojtje si dhe do të akomodohen në vendet e caktuara nga qeveria shqiptare, por sipas disa rregullave. Refugjatët politikë afganë, pas akomodimit në qendrat e pritjes, mund të ndalohen nga autoritetet shqiptare që të shëtisin nëpër qytetet shqiptare, të dalin në rrugë, të frekuentojnë lokale apo restorante.

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani. Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në vendin tonë të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë. Pas negociatave të bëra me SHBA, Shqipëria ka pranuar të presë afganët të cilët u rrezikohet jeta nga talebanët.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll