Aktualitet

Kush e nxorri në pritë? Xhuljan Bullari u thirr nga një i njohur në Babicë të Vlorës para se të vritej

21 Gusht 2021, 12:01 Nga DOSJA
Kush e nxorri në pritë? Xhuljan Bullari u thirr nga një i njohur

TIRANE– Dyshimet e para të Policisë pas vrasjes së të riut Xhuljan Bullari në Babicë të Vlorës janë se një person i afërt mund ta ketë thirrur për takim.

Burime për dosja.al, bëjnë me dije se Bullari është thirrur nga personi në fjalë për tu takuar, i cili është përdorur si karrem nga autorët. 25-vjeçari ka pranuar dhe më pas në orën 07:35 është gjetur i vrarë.

Hetimi është përqëndruar në disa pista, ku nuk përjashtohet ajo e konflikteve për shkak të të shkuarës kriminale të të riut. Ai rezulton se ka qenë i përfshirë në trafikun e klandestinëve.

Me origjinë nga Elbasani dhe me banim në Tiranë, ende nuk janë të qarta arsyet që e çuan të riun mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës.

Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Ai është arrestuar në vitin 2018 i kapur me shtetas siriane.

Lajmi kryesor: Ekzekutohet me plumb në kokë 25-vjeçari në Babicë të Vlorës, autorët e qëlluan 3 herë me armë zjarri brenda makinës (E SHKUARA KRIMINALE)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari

Sondazh

Poll