Aktualitet

Dogji një siperfaqe toke dhe një shtëpi të pabanuar, procedohet në gjendje të lirë 46-vjeçari në Kavajë

21 Gusht 2021, 11:58 Nga DOSJA
Dogji një siperfaqe toke dhe një shtëpi të pabanuar,

KAVAJË-Një 46-vjeçar me iniciale Dh.CC është proceduar në gjendje të lirë në Kavajë. Qytetari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor i ka vënë flakën një siperfaqe toke dhe më pas zjarri është përhapur dhe ka përfshirë edhe një shtëpi.

Njoftimi i policisë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme, procedohet penalisht autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Dh. Ç., 46 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) pasi në fshatin Synej Kavajë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë, ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një banesë të vjetër (e pabanuar), në pronësi të shtetasit I. M., disa rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasit B. M., dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohet 46 vjecari ne kavaje procedohet 46 vjecari ne kavaje

Sondazh

Poll