Sport

Roma para Fiorentinës, Mourinho: “Përpjekje e madhe në treg, tani nuk kam kërkesa”

21 Gusht 2021, 12:48 Nga DOSJA
Roma para Fiorentinës, Mourinho: “Përpjekje e madhe në

ITALI – Njëmbëdhjetë vjet pas herës së fundit, José Mourinho është gati të kthehet në stolin e Serie A. Serie A kundërshtari i Romës së tij do të jetë Fiorentina, një test i rëndësishëm pas suksesit në Conference League kundër Trabzonspor. Trajneri portugez ka folur në një conference për shtypin para përballjes me skuadrën ‘violë’. Ja çfarë ka deklaruar ndërmjet të tjerash ai:

Si është ekipi pas Turqisë? Fitoret ndihmojnë për të rifituar energjinë. Asnjë dëmtim në atë ndeshje, ne jemi të përgatitur, edhe pse kemi luajtur dy ditë më parë. Duhet të luajmë, sepse diferenca në intensitet, u vërejt kundër Trabzonspor dhe unë nuk do të bëj shumë ndryshime. Ne mendojmë garë pas gare dhe jo për lodhjen”.

Sa mund të ndihmojë publiku? “Tifozët mund të ndihmojnë. Shpresoj që ata të jenë pjesë aktive e sfidës. Kam luajtur në Romë si kundërshtar dhe e di se si është presioni i këtyre tifozëve”

Si është gjendja e tregut? “E vetmja gjë që më nevojitet tani janë tri pikët nesër, unë vetëm mendoj për këtë. Ne duam të fitojmë. Tregu ynë reagoi, humbëm dy lojtarë të rëndësishëm që nuk i prisnim. Kur një klub bën një përpjekje për të reaguar ndaj situatave, unë nuk mund të bëj presion dhe nuk kam bërë më kërkesa”.

Si po përgatiteni? “Po shikoni miqësoret e Fiorentinës? Analistët bëjnë një punë duke menduar për filozofinë bazë të trajnerit. Ne gjithashtu pamë diçka nga Fiorentina. E dimë se çfarë vështirësish do të hasim dhe do të jetë një garë e vështirë për ne”.

A jeni i shqetësuar për terrenet italiane? “Klima ndihmon shumë në cilësinë e fushave, është e vështirë të krahasohet Anglia në këtë rast. Por do të ishte keq të fajësojmë dëmtimin e Smalling nga fusha”.

Si është Abrahami? “Do të jetë. Ai duhej të stërvitej vetë, për të respektuar rregullat, por ai bëri një punë të mirë me Chelsea dhe gjithashtu luajti miqësore të nivelit të lartë. Nga pikëpamja fizike ai është gati për të luajtur dhe në një javë të komplikuar nga udhëtimi, kam tre sulmues në dispozicion dhe jam i lumtur”.

Vlerësimi për Florenzin? “I uroj atij një sezon të mirë. Fola me të vetëm një herë dhe në kokën e tij kishte vetëm dëshirën për të shkuar te Milani. Klubi e ndihmoi atë”.

Si ka ndryshuar Mourinho nga hera e fundit? “Roma është një klub gjigant, si klubet e tjera ku kam qenë. Natyra e projektit është një gjë tjetër. Kur shkova në Chelsea, Inter ose Real, projekti ishte i qartë dhe nuk kishte dyshim: të fitoja menjëherë. Roma është në një situatë tjetër, ata nuk kanë fituar për një kohë të gjatë dhe vitin e kaluar arritën 29 pikë nga vendi i parë dhe 16 nga i katërti. Duhet kohë, në futboll është e rëndësishme, por ka shumë punë për të bërë dhe shumë shpesh është e padukshme për shumicën, por rezultatet do të vijnë. Na lini dhe do të shohim në fund”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea do të jetë fiorentina josë mourinho kundërshtari i romës së tij serie a trabzonspor chelsea do të jetë fiorentina josë mourinho kundërshtari i romës së tij serie a trabzonspor

Sondazh

Poll