Aktualitet

Sherr në një lavazh në Rrogozhinë! Mes debatit nxirret çiftja, dikush qëllon me grusht, policia ‘rrëmben’ armën

21 Gusht 2021, 11:19 Nga DOSJA
Sherr në një lavazh në Rrogozhinë! Mes debatit nxirret

TIRANË– Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e sotme në një lavazh në Rrogozhinë. Përplasja fizike ka ndodhur te një lavazh, ku njëri nga personat e përfshirë në sherr ka marrë çiften. Mësohet se ai nuk ka mundur të gjuajë me çifte, pasi personi i dytë i përfshirë në ngjarje, e ka qëlluar me grusht. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka bërë të mundur ndalimin e babë e bir.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme. Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne rrogozhine sherr ne rrogozhine

Sondazh

Poll