Aktualitet

Ekzekutohet 25-vjeçari në Babicë të Vlorës! Autorët e qëlluan brenda makinës një natë më parë, krimi u zbulua sot. V

21 Gusht 2021, 06:12 Nga DOSJA
Ekzekutohet 25-vjeçari në Babicë të Vlorës!

VLORË– Xhuljan Bullari, 25 vjecc, me origjinë nga Elbasani është gjetur i vrarë brenda makinës së tij, në Babicë të Vlorës. Krimi mësohet të ketë ndodhur në orën 21:00 të mbrëmjes së kaluar por është zbuluar vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Bullari është gjetur pa shenja jete në një zonë të thellë në fshatin Babicë, brenda automjetit që drejtohej prej tij, tip “Fiat Punto” me targa TR 3437 R. Pas verifikimeve rezulton se makina është në pronësi të një vajze. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Xhuljan Bullari është qëlluar 3 herë me armë zjarri nga autorët, por plumbi që ka marrë në zonën e kokës, i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Është zbuluar se 25-vjeçari me origjinë nga Elbasani, ishte banues në zonën e Babrrusë në Tiranë. Ai ka qenë i dënuar më parë për trafikim klandestinësh. Në vitin 2018 Bullari u ndalua nga policia pasi po transportonte 3 sirianë. Bashkë me të, në atë vit u ndalua dhe Mikel Hoxha, po për të njëjtën vepër.

Trupi i të riut ndodhet në morgun e spitalit në qytetin e Vlorës, ku familjarët kanë bërë identifikimin e tij dhe pritet që ti nënshtrohet autopsisë. Ata vetë e kanë marrë vesh lajmin e kobshëm përmes mediave. Ka qenë babai i Bullarit ai që ndodhej pas gazetarit të Syri TV, në momentin që ka dëgjuar LIVE se djali i tij ishte vrarë. Ai është shprehur pas kamerave se Xhaljani nuk kishte konflikte dhe se priste të ikte jashtë Shqipërisë, tek i vëllai.

(f.g;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari

Sondazh

Poll