Aktualitet

Do përballen me kufizime! Shqipëria i tha ‘po’ strehimit të afganëve, mund të përfitojnë azil politik, vendstrehimet

21 Gusht 2021, 09:54 Nga DOSJA
Do përballen me kufizime! Shqipëria i tha ‘po’ strehimit

TIRANË- Shqipëria është gati që të presë 3 mijë afganë në vend. Dita ditës pritet të vijë avioni me refugjatët që po i shpëtojnë sundimit të talebanëve. Mirëpo ata ende nuk kanë shkelur në territorin shqiptar dhe shkak është bërë kaosi i krijuar në aeroportin e Kabulit. Gjithsesi Dosja.al ka konfirmuar se nesër do të vijnë 100 afganët e parë në Shqipëri. 

Tashmë refugjatët politikë afganë do të merren në mbrojtje si dhe do të akomodohen në vendet e caktuara nga qeveria shqiptare, por sipas disa rregullave. Refugjatët politikë afganë, pas akomodimit në qendrat e pritjes, mund të ndalohen nga autoritetet shqiptare që të shëtisin nëpër qytetet shqiptare, të dalin në rrugë, të frekuentojnë lokale, restorante etj. Neni 46 i ligjit të ri për azil parashikon që autoritetet shqiptare mund të kufizojnë lirinë e lëvizjes së refugjatit kur është e nevojshme për mbrojtjen e rendit publik, të sigurisë kombëtare dhe të shëndetit publik.

Deri kur të marrin një përgjigje përfundimtare për t’u pranuar apo jo si refugjatë politikë, ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në Shqipëri, të përfitojnë kushtet minimale të jetesës, shërbim shëndetësor, ndihmë juridike, arsim për fëmijët, liri të mendimit të besimit fetar, punësim dhe trajnime profesionale.

Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare. Atyre do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme.

Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Atyre do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.

Në qytetin Studenti në Tiranë janë gati godinat 2, 4, 7, 8, 24 dhe 25. Këto godina janë zbrazur tashmë nga studentët që po qëndronin aktualisht në këto ndërtesa dhe po bëhen funksionale për strehimin e të huajve. Bëhej fjalë për studentë, të cilët janë të punësuar në Tiranë dhe nuk janë kthyer në qytetet e tyre e janë në pritje të nisjes së vitit të ri akademik. Ata janë zhvendosur në godina të tjera brenda Qytetit Studenti, ndërsa në dispozicion të familjeve afgane janë bërë gati 6 godina, të rikonstruktuara së fundmi.

Pas marrjes së kontrollit nga talebanët, afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n ndihen të kërcënuar dhe janë larguar nga Afganistani. Destinacioni përfundimtar i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në vendin tonë të qëndrojnë përkohësisht deri sa të pajisen me vizë. Pas negociatave të bëra me SHBA, Shqipëria ka pranuar të presë afganët të cilët u rrezikohet jeta nga talebanët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2021, 08:48

VLORË– Pamjet më poshtë janë nga fshati Babicë i Vlorës, aty ku u gjet i pajetë brenda makinës 25-vjeçari. Policia ende nuk ka bërë të mundur identi...