Aktualitet

Vijon prej tre ditësh radha në pikën kufitare të Kakavijës, shkak bëhet testi i shpejtë anti-Covid

21 Gusht 2021, 07:53 Nga DOSJA
Vijon prej tre ditësh radha në pikën kufitare të

KAKAVIJË– Vijon radha për të tretën ditë radhazi në Kakavijë. Pala greke po punon me dy sportele, të cilat duket se janë të papërballueshme për fluksin e madh të shqiptarëve që po levizin drejt Greqisë.

Bëhet me dije se shkak për radhët e gjata, të cilat kanë arritur më shumë se 1 kilometër, është bërë pritja për të kryer testin e shpejtë PCR. 

Greqia ka vendosur masa për të gjithë qytetarët që lëvizin drejt saj. Çdo person duhet të jetë i paijsur me testin anti-Covid për shkak të rasteve të shumta që po shtohen dita-ditës në vend. Në 24-orët e fundit ka patur 30 vdekje dhe 3625 raste të reja si pasojë e Covid-19 në vend.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne kakavije radhe ne kakavije

Sondazh

Poll