Aktualitet

Festa e DROGËS/ Në shtator organizohet dhe në Shqipëri, arrestohet shqiptari në Itali, ‘furnizuesi’ u kap me kokainë e

21 Gusht 2021, 06:00 Nga DOSJA
Festa e DROGËS/ Në shtator organizohet dhe në Shqipëri,

ITALI– Festa ilegale ku të rinjtë nga Evropa që po zhvillohet në fshatin Valentano, pranë Romës, ka ngjallur shqetësime për autoritetet. Sipas mediave italiane, policia ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, pasi iu gjetën 199 gramë hashash marijuhanë e kokainë në automjet.

Për policinë, 32-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka thënë se sasinë e lëndës narkotike që kishte me vete, do ta çonte te festa.

Droga ishte e futur në një kapuç, nën xhamin e përparëm të makinës. Rreziku i imitimit të kësaj feste është shumë i madh, ndërsa një nga pjesmarrësit tregoi se destinacioni i radhës është Shqipëria, më 1 shtator.

Takimi tjetër është përcaktuar 1 shtatori në Shqipëri. Por detajet në lidhje me eventin do të bëhen publike në grupet e Telegramit“, thotë ai.

Në festën e çmendur, të quajtur “Rave Party”, janë përdorur e tregtuar lëndë të shumta narkotike, ndërsa pjesmarrësit mblidhen individualisht dhe informohen përmes grupeve në Telegram ose WhatsApp, e po ashtu edhe përmes fletushkave.

Eventi për të parën herë është organizuar në Francë dhe më pas pati tentativa për tu mbajtur edhe në Belgjikë dhe Gjermani, por të cilat dështuan për shkak të ndërhyrjes policore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet festa e droges rave party festa e droges rave party

Sondazh

Poll