Bota

Me Ak-47 në dorë, udhëheqësi i rrezikshëm i talebanëve lutet para muslimanëve në xhami

20 Gusht 2021, 19:25 Nga DOSJA
Me Ak-47 në dorë, udhëheqësi i rrezikshëm i

AFGANISTAN- Fotoja e mëposhtme tregon një prej udhëheqësve të talebanëve Khalil Haqqani duke mbajtur hutben (fjalimin që mbajnë myslimanët para se të falen), në një nga xhamitë e Kabulit. New York Times me anë të një postimi në Instagram, shkruan se kjo skenë që ka ndodhur para një javë kanë qenë të paimagjinueshme. Haqqani është një prej terroristëve më të mëdhenj në Afganistan si dhe gjithashtu është në listat e SHBA-së dhe OKB-së si terrorist dhe se për kokën e tij kanë vendosur 5 milion dollarë shpërblim. Sipas medias amerikane Haqqani është përgjegjës për vrasjet e shumta që kanë ndodhur në vend, si dhe për rrëmbimet e ushtarëve amerikan në Afganistan.

Shkrimi i plotë:

Skenat që do të kishin qenë të paimagjinueshme vetëm një javë më parë, vazhduan të shpalosen të Premten në të gjithë Kabulin. Khalil Haqqani, një udhëheqës i një prej fraksioneve më të fuqishme dhe të dhunshme talebane, u shfaq në lutjet e së Premtes, pika më e lartë në javën islame. Haqqani, 48 vjeç, është në listat terroriste të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara. Së bashku me disa anëtarë të familjes së tij, ai tani po luan një rol të spikatur në regjimin e ri taleban.

I mbështetur nga shërbimi inteligjent pakistanez, rrjeti Haqqani, siç njihet fraksioni i familjes së tij, ka qenë prej kohësh një nga degët më efektive dhe më të dhunshme të talebanëve, përgjegjës për rrëmbimin e amerikanëve, fillimin e sulmeve komplekse vetëvrasëse dhe kryerjen e vrasjeve të shënjestruara. Për shumë afganë dhe të huaj që kanë ndjekur luftën, dalja e Haqkanit në kryeqytet ishte një kujtesë e fortë se kush drejton tani Afganistanin.

 

 

A post shared by The New York Times (@nytimes)

LAJMI KRYESOR: Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota khalil haqqani talebanet pushtojne afganistanin khalil haqqani talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 20 Gusht 2021, 18:24

KOSOVË– Baton Haxhiu dhe Veton Surroi janë përplasur virtualisht përmes shkrimeve të tyre. Analisti nga Kosova, Baton haxhiu i është përgjigjur me të njëjt...