Bota

Johnson ndryshon mendje: Nëse është e nevojshme, do bashkëpunojmë me talebanët

20 Gusht 2021, 18:00 Nga DOSJA
Johnson ndryshon mendje: Nëse është e nevojshme, do

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur se situata në aeroportin e Kabulit është përmirësuar, duke shtuar se gjatë dy ditëve Anglia ka arritur që të evakuojë 2000 ushtarë të saj në vend.

“Ne po shohim një stabilizim në aeroport. Dje ne ishim në gjendje të nxirrnim rreth 1.000 njerëz, sot 1.000 persona të tjerë, dhe shumë prej tyre janë padyshim persona të Mbretërisë së Bashkuar, që kthehen nën programin e zhvendosjes dhe ndihmës në Afganistan”, u shpreh Johnson.

BBC shkruan se Johnson është treguar i gatshëm edhe të bashkëpunojë me talebanët për të përmirësuar situatën në Afganistan, ndryshe nga dy ditë më parë që u bëri thirrje të gjithëve që të mos i njihnin pushtuesit e këtij vendi.

“Unë dua t’i siguroj njerëzit se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin, duke punuar me talebanët nëse është e nevojshme, do të vazhdojnë. Dhe angazhimi ynë ndaj Afganistanit është i qëndrueshëm”, tha Johnson.

Më tej, Johnson vazhdoi duke u shprehur se forcat britanike kanë ndihmuar në edukimin e miliona njerëve në Afganistan, duke iu ndryshuar komplet rrjedhën e jetës. 

“Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, diplomatët britanikë, punonjësit e ndihmës, ndihmuan për të ndryshuar jetën e miliona njerëzve në Afganistan, ndihmuan në edukimin e miliona grave dhe vajzave të reja që përndryshe nuk do të ishin arsimuar, dhe për të ndaluar ardhjen e terrorizmit në ky vend, “tha ai.

Vetëm pak ditë më parë, Johnson tha se askush nuk duhet ta njohë qeverinë e re në Afganistan, kur Erdogan u hapi derën pushtuesve për bashkëpunim. Rusia, Kina dhe Irani janë ofruar gjithashtu të bashkëpunojnë me talebanët.

LAJMI KRYESOR: Talebanët kërkojnë derë më derë ata që punuan me NATO-n! Evakuohen 18,000 njerëz nga Kabuli, SHBA: Forcat amerikane do jenë në Afganistan dhe pas 31 gushtit

(I.A/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson talebanet pushtojne afganistanin boris johnson talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 20 Gusht 2021, 18:24

KOSOVË– Baton Haxhiu dhe Veton Surroi janë përplasur virtualisht përmes shkrimeve të tyre. Analisti nga Kosova, Baton haxhiu i është përgjigjur me të njëjt...